Aktualitet

Elbasan/ Një burrë kërcënon se do hidhet nga Rrapi i Bezistanit, ndërhyn RENEA














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:16 - 28/04/21 |
mapo.al

Momente tensioni kanë mbërthyer për disa minuta banorët e Elbasanit, ku një burrë tentoi të hidhej nga lartësia






Ngjarja është regjistruar në qendër të qytetit. Personi në fjalë, pasi kishte hipur në Rrapin e Bezistanit, kërcënonte se do të hidhej prej aty.


Kaq mjaftoi që qytetarët të njoftonin policinë, ndërsa kjo e fundit sinjalizoi edhe zjarrfikësen.





Në vendin e ngjarjes mbërritën edhe forcat e RENEA-s, të cilat bënë të mundur që ta zbresin burrin nga pema, ndërkohë që ky i fundit thërriste me zë të lartë; “O Enver, o Hitler”.



Ka dyshime se personi në fjalë, identiteti i të cilit nuk dihet, vuan nga depresioni.



1


Etiketa: , ,

Pas