Kronika

Elbasan/ Një tjetër person i shoqëruar nga policia për vrasjen e Emiljano Ramazanit





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:41 - 29/07/20 |
mapo.al

Policia e Elbasanit ka shoqëruar sot një tjetër person i cili dyshohet të jetë përfshirë në vrasjen e Emiljano Ramazanit më 20 korrik në këtë qytet.


Burime për mediat, bëjnë me dije se personi i shoqëruar nga policia është rreth 30-vjeç me mbiemër Çollaku që njihet ndryshe si “Loku” i Peqinit.


Raportohet se ‘Loku’ është mik i Seit Manahasës, pronarit të servisit ku u gjet arma pistoletë tip ‘TT’ që u përdor për ekzekutimin e Ramazanit.


Mësohet se shoqërimi i tij ka ardhur pas këqyrjes së pamjeve filmike pranë servisit, ku ai shihet që vendos armën poshtë serbatorit të makinës.


Miku i tij, Seit Manahasa vijon të jetë pas hekurave bashkë me babanë e tij Albert Manahasa. Emiljano Ramazani u ekzekutua nga një person me kapuç pasditen e 20 korrikut pasi kishte dalë nga palestra.

LEXO EDHE:

I dënuar për trafik kokaine dhe heroine, zbulohet e shkuara problematike e Emiljano Ramazanit

 


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas