Elbasan – Përfshihet nga flakët qendra shëndetësore në fshatin Papërr.
Raportohet se dy zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje, duke punuar për izolimin e flakëve.
Fatmirësisht nuk ka të lënduar por vetëm dëme materiale.
Sakaq mësohet se vatra e zjarrit është shfaqur te matësi i energjisë, duke dëmtuar kështu rrjetin shpërndarës.