fbpx

Aktualitet

Elbasan/ Përplasen dy mjete, tre të plagosur, mes tyre një fëmijë





               Publikuar në : 20:21 - 03/12/19 |
mapo.al

Një aksident automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Elbasan-Peqin. Dy automjete, një tip “Skoda” me drejtues shtetasin R.M., 29 vjeç banues në Fier dhe një fugon tip ‘Benz’ me drejtues shtetasin A.K., janë përplasur me njëra-tjetrën.


Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të lënduar tre persona, mes tyre edhe një fëmijë 6 vjeç. Janë lënduar drejtuesi i mjetit fugon dhe dy pasagjerët shtetasit L.S., 28 vjeç dhe F.H., rreth 6 vjeç, të cilët janë transportuar në Spitalin e Elbasanit dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.



Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.



Etiketa: , , ,

Pas