Një punëtor është gjymtuar në Uzinën e Petëzimit, Elbasan. Bëhet fjalë për Elian Methasa, 40 vjeç. Methasa ka prerë gjatë orarit të punës dy gishta të një dore, teksa po punonte me makineri.
Sakaq raportohet se për aksidentin, që dyshohet se ka ardhur si pasojë e mungesës së kushteve të punës, janë arrestuar dy punëtorë përgjegjës, Erion Dautaj dhe Gazmend Dautaj.