Një bombol gazi ka shpërthyer në një banesë në Elbasan, por fatmirësisht pa lënë persona të lënduar.
Sipas të dhënave zyrtare, ngjarja ka ndodhur në fshatin Bradashesh, në banesën e shtetasit 55-vjeçar A.T.
Si pasojë e shpërthimit, më pas ka rënë zjarr në banesë.
Shërbimet e Policisë dhe Zjarrfikësja kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, ku kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit.
Nga shpërthimi i bombolës së gazit raportohet se nuk ka asnjë të lënduar, por vetëm dëme materiale.