Aktualitet

Elbasan/ Shpërthim eksplozivi në lokalin e ish-futbollistit








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 08:47 - 04/08/20 |
mapo.al

Një sasi eksplozivi ka shpërthyer në orët e para të mëngjesit të sotëm në një lokal në Elbasan.


Ngjarja ka ndodhur rreth orës 3 të mëngjesit të sotëm, në lagjen “Luigj Gurakuqi”, ku në pjesën e jashtme të lokalit  “Truth”, që është në pronësi të ish-futbollistit Mateo Toçi, ishte vendosur një lëndë eksplozive.


Mësohet se nga shpërthimi nuk ka pasur asnjë të plagosur, por vetëm dëme të vogla materiale. Motiv mendohet të jetë konkurrenca.


Ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve.




Etiketa:

Pas