Aktualitet

Elbasan/ Zjarr masiv në Kodër Krastë, zjarrfikëset në vend








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 08:32 - 16/09/20 |
mapo.al

Elbasan-Kurora e gjelbër në Kodër Krastë është përfshirë nga një zjarr masiv. Mësohet se flakët janë shtrirë në një sipërfaqe të madhe, me pemë e shkurre.


Paraprakisht dyshohet se zjarri ka qenë i qëllimshëm. Në vendngjarje ndodhen zjarrfikëset, të cilat po përpiqen të shuajnë flakët në terren. Sakaq, policia ka hapur hetimet për të zbuluar shkaqet dhe autorin/ët e ngjarjes.


Dje, në vendin e njohur si “Pompat e ujit”, Kashar, u dogjën sipërfaqe të tëra me ullinj dhe pemë frutore. Për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, policia arrestoi një 59-vjeçar.




Etiketa: , ,

Pas