Kronika

“Elbasani është bërë Medelini i Europës, BE është e shqetësuar”








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:27 - 10/06/19 |
mapo.al

Portali që raporton vazhdimisht nga Brukseli, New Europe, sjell disa detaje se përse Shqipërisë nuk i hapet rruga për në BE. Shkrimi mban vulën e Kasandrës, insajderi legjendar që ka shkruar jo pak herë për Shqipërinë.


Sipas shkrimit, Shqipëria po bllokohet nga BE për shkak të problemit me drogën. Kasandra thekson se qyteti i Elbasanit është kthyer në Medelinin e Europës.


“Shqipëria ka problemin e përhershëm të prodhimit të narkotikëve që nuk mund të kapërcehet nëse Tirana nuk i jep Brukselit prova të padiskutueshme se qyteti i Elbasanit nuk është më Medelini i Europës. Kjo është e vështirë, jashtëzakonisht e vështirë, por jo e pamundur. Megjithatë, nuk duhet të ketë dyshim se do të duhen vite… shumë vite”.



“Sot BE i ka dhënë përparësi fillimit të negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, dy vende që janë institucionalisht të dobëta në terma e parapërgatitjes për anëtarësim në BE, çka nënkupton se blloku nuk është gati të zgjerohet”.




Etiketa: , , , ,

Pas