Aktualitet

“Elbasani, qendër kalimi për opiumin dhe heroinën”, Bardhi: Vendi në udhëkryq














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:24 - 10/05/21 |
mapo.al

Rrjeti “Nisma Globale Kundër Krimit të Organizuar Ndërkombëtar” publikoi sot një raport mbi flukset e emigrantëve, drogës dhe parave të pista në Ballkanin Perëndimor, ku ndër të tjera theksonte se “Elbasani është një qendër kyçe e shkëmbimeve lindje-perëndim të opiumit dhe heroinës, pasi gjendet në rrugën kryesore midis bregdetit shqiptar, Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut”. Lidhur me këtë raport,  Sekretari i përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi ka reaguar duke lëshuar akuza mbi qeverinë






Bardhi thotë se beteja për zgjedhjet dhe demokracinë ia vlen, ndërsa shton se kjo betejë bëhet për qytetarët dhe për vendin.


Kujtojmë se Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, ishte drejtues politik i PD në qarkun e Elbasanit në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.





“Me Taulant Ballën me vota të blera nga krimi i organizuar dhe me Edi Ramën në krye, për fat të keq Elbasani dhe Shqipëria ngelen në udhëkryq.



Elbasani, cilësohet si qendër kyçe e shkëmbimeve lindje-perendim të opiumit dhe heroinës, sipas raportit të Nismës Globale Kundër Krimit të Organizuar Ndërkombëtar. Beteja për zgjedhjet dhe demokracinë ia vlen. Lufta ndaj krimit dhe politikanëve të lidhur me krimin ia vlen. Beteja bëhet për qytetarët dhe për vendin” shprehet ai.



 

LEXO EDHE:

Raporti/ Ku mbillet dhe si trafikohet droga në Shqipëri

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas