Aktualitet

Elbasani themelon klub të ri futbolli, nis rrugëtimin nga kategoria e tretë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:09 - 21/06/21 |
mapo.al

Këshilli Bashkiak i Elbasanit gjatë një mbledhje të jashtëzakonshme ka shqyrtuar çështjen e vetme të rendit të ditës dhe ka miratuar krijimin e klubit të ri, “Akademia e Futbollit Elbasani”.






Me miratimin e këtij propozimi, “AF Elbasani” është klubi më i ri i futbollit që do krijohet në Shqipëri.


Ekipi i ri Akademia e Futbollit Elbasani do ta nisë rrugëtimin nga Kategoria e Tretë, njësoj si AF Luftëtari i Gjirokastrës.







Me klubin aktual të Elbasanit që ka zbritur në Kategorinë e Dytë dhe ka një borxh të madh të akumuluar ndër vite, gjasat janë që të shkrihet dhe të nisë gjithçka nga e para.




Gjithsesi me këtë lëvizje Bashkia e Elbasanit ka nisur të mendojë për futbollin që ka lënguar prej afro 15 vitesh.

Lexo edhe :  Aksident nē Elbasan, plagoset një person, shoferi 'zhduket'


1


Etiketa: ,

Pas