Klea Huta dhe Elgit Doda e kanë konfirmuar tashmë lidhjen e tyre të dashurisë prej mëse një viti. Por, çifti shihet bashkë edhe në spektrin profesional. Në një video të hedhur në “Instagram”, ata shfaqen duke punuar. Elgiti konkretisht po e ndihmon Klean që të zgjasë sa më mirë notat muzikore, ndonëse në pamje të parë duket sikur po debatojnë.
“Për këtë po më thua? Unë thashë se nuk kapja dot notat” shrehet Klea ndërsa ai i afrohet duke i vendosur dorën te fyti dhe duke i demostruar vokalin zanor që duhet të bëjë. Ky postim ka marrë komente dhe nga miq artistë të ciftit. Një ndër to ka qenë edhe Turjan Hyska, i cili i shkruan një fjali shumë gazmore: “Bën kot si profesor! Po të gjuan, e vdekme!”
https://www.instagram.com/p/BvRxsrPh5_N/?utm_source=ig_embed&utm_medium=loading