Këngëtarja Elhaida Dani duket se po mendon të sjellë në skenën shqiptare një prej shfaqjeve më të njohura teatrale muzikore, “Notre-Dame De Paris”.
Pas interpretimit të jashtëzakonshëm të rolit të Esmeraldës në Arenën e Veronës, Elhaida është shprehur së fundmi përmes një postimi në “Instagram” se do të ndjehej vajza më e lumtur në botë nëse do të kishte mbështetjen e “shqipeve” për të sjellë në skenën vendase “Notre-Dame De Paris”.
Elhaida ka investuar shumë për këtë shfaqje, duke bërë konkretisht çdo ditë 3 orë kërcim, 2 orë palestër, not, si dhe duke marrë mësime frengjishteje.
Risjellim në vëmendje se Elhaida është një ndër këngëtaret që njihet edhe jashtë kufijve shqiptarë, falë fitores së kompeticionit muzikor “The Voice of Italy”.
Lexo edhe:
“Ndodhi vërtetë?”/ Elhaida Dani realizon ëndrrën e fëmijërisë (Foto)