Aktorja e njohur turke, Tuba Buyukustan, e cila u bë e famshme tek publiku shqiptar me rolet e shumta, posaçërisht në atë të Elifit në serialin “Diamante dhe dashuri”, gjithmonë është komentuar në media për pamjen e saj.
Në fillimet e saj të karrierës ajo ka qenë një zonjushë mjaft e bukur me flokë të gjatë të zinj, të cilët i nxirrnin në pah sytë me ngjyrë. Më pas aktorja vendosi t’i presë shkurt dhe sërish duhet ta pranojmë se dukej mjaft e bukur.
Në fotot të cilat ajo publikon në rrjetet sociale duket sikur ka çdo gjë perfekte dhe kjo gjë ka bërë që shumë vajza ta kenë zili. Por nuk është kështu. Edhe Tuba është si të gjitha vajzat e tjera.
Së fundmi, ajo kishte zgjedhur të bëjë pak pushim, por u kap mat në një plazh, ku lehtësisht mund të thuhet se ka zhgënjyer me pamjen dhe format trupore.
Në trupin e aktores ekzistojnë shenja mjaft të dukshme strijash dhe celuliti. Në disa foto të publikuara së fundmi nga mediat turke, ku aktorja është pa mendje, këto shenja bien shumë në sy.
Ju kujtojmë që Tuba është aktive në projekte të ndryshme televizive dhe padyshim ka një numër të madh të fansave.