fbpx

Shëndeti

Eliksir për fytyrën, si të përdorni vajin e ullirit





               Publikuar në : 18:03 - 12/09/19 |
mapo.alm

Përveç vlerave shëndetësore shumë të rëndësishme për shëndetin, vaji i ullirit konsiderohet si një eliksir për fytyrën. Ky lëng i artë është përdorur për bukurinë që në Greqinë dhe Egjiptin e lashtë.


Këto qytetërime, besonin se vaji i ullirit e mban lëkurën të bukur, të butë, të ushqyer dhe të pastër. Ndërkohë, ekspertët e mjekësisë moderne kanë zbuluar se vlerat e vajit të ullirit i atribuohen pasurisë së antioksidantëve.



Si të pastroni fytyrën me vaj ulliri

Vajin e ullirit mund ta përdorni për pastrimin e fytyrës nga papastërtitë, sepse ai është më efikas se produktet kozmetike të pastrimit. Ai nuk bllokon poret dhe është i përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurave.


Vajin e ullirit mund ta përzieni me pak lëng të freskët limoni ose me ujë dhe ta vendosni në fytyrë nëpërmjet pambukut. Vaji i ullirit është më i preferuari nga njerëzit me lëkurë të ndjeshme dhe ata alergjikë ndaj produkteve kozmetike.

Vaji i ullirit kundër akneve

Vaji i ullirit është anti-bakterial nga natyra dhe për pasojë rekomandohet kundër akneve. Për më tepër ai lufton inflamacionin dhe largon skuqjen përreth puçrave.

Vaji i ullirit për ushqyerjen e lëkurës

Ju mund të përzieni vajin e ullirit me lëng trëndafili ose vaj esencial të levandës dhe ta lyeni fytyrën. Në këtë mënyrë, ju do të keni lëkurë të ushqyer por vaji do ju ndihmojë të luftoni edhe probleme si ekzema.

Maskë me vaj ulliri

Vajin e ullirit mund ta përdorni edhe për përgatitjen e maskave të ndryshme. Ekspertët rekomandojnë përzierjen e gjysmë luge gjelle me vaj ulliri, të verdhën e vezës dhe një lugë gjelle me miell. Këtë maskë mund ta mbani në fytyrë për 20 minuta dhe do të vëreni se lëkura e fytyrës do të jetë më e ushqyer.

Kundër rrudhave

Vaji i ullirit përmirëson elasticitetin e lëkurës dhe rrjedhimisht lufton rrudhat, sidomos ato në pjesën e syve. Këtë pjesë mund ta lyeni me vaj ulliri në mëngjes ose edhe në mbrëmje çdo ditë për të parë përmirësim në paraqitjen e jashtme./AgroWeb.org


Etiketa: , , , , ,

Pas