Sport

Eliminatoret e Europianit, zbulohet lista e U-17

Nga 23 tetori deri në 29 tetor në “Elbasan Arena” dhe në “Roza Haxhiu” do të zhvillohen eliminatoret e Kampionatit Europian për grupmoshën deri në 17 vjeç.


Përfaqësuesja e Shqipërisë e kësaj grupmoshe drejtohet nga trajneri Dzemal Mustedanagic, i cili ditën e sotme ka publikuar listën me 23 futbollistë.

Kuqezinjtë e vegjël bëjnë pjesë në Grupin 8, së bashku me Azerbajxhanin, Çekine dhe Norvegjinë.

Mustedanagic, i cili njihet për intuitën për të zbuluar talentet e futbollit, është bazuar kryesisht në përpilimin e listës te futbollistë që luajnë në Europë, kryesisht në Itali dhe Greqi, por nuk mungojnë elementët nga Gjermania apo Anglia.

Shumë elementë janë edhe nga kampionatin shqiptar, çka tregon vëmendjen që ka patur trajneri boshnjak për futbollin vendës. Takimin e parë Shqipëria U-17 do të luajë kundër Çekisë, më 23 tetor, në orën 14:00, në “Elbasan Arena”, më 26 tetor me Norvegjinë dhe në ditën e fundit, më 29 tetor, kundër Azerbajxhanit. Objektivi i Shqipërisë në këtë turne është kualifikimi në “Elite Round”.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas