fbpx

Aktualitet

Eliminimi nga Europa League, Kukësi shkarkon trajnerin Ernest Gjoka





               Publikuar në : 11:15 - 19/07/19 |
mapo.al

Ernest Gjoka nuk do të jetë më trajner i KF Kukësit. Lajmin e bën të ditur vetë faqja zyrtare e klubit verilindor i i cili bën të ditur se prej rezultateve zgjënjyese Gjoka është shkarkuar. Edhe pse 49- vjeçari arriti të shpallë Kukësin nënkampion të Shqipërisë, duket se eleminimi në Europa League që në raundin e parë i ka lënë një shije të hidhur presidentit Safet Gjici. I njohur për lëvizjet e tij të shpeshta të trajnerëve, Gjici duket se nuk e ka falur kësaj radhe Ernest Gjokën, trajneri i cili për herë të parë dhe të vetme në histori ja ka dalë të shpallë Kukësin kampion në vitin 2017.


Ky është shkarkimi i dytë tek Kukësi për Ernest Gjokën. Në shkarkimin e parë në 2017, Kukësi u eleminua nga kualifikueset e Champions League vetëm sepse Pero Pejiç nuk shënoi një penallti në minutat e fundit i cili do t’i jepte kualifikimin për në raundin tjetër. Gjici në atë kohë edhe pse vinte nga fitimi i kampionatit shqiptar, nuk e fali as Ernest Gjokën dhe as bomberin kroat. Dhe pikërisht edhe ky shkarkim i dytë ka ardhur një ditë pas eleminimit të Kukësit nga gara europiane.



Deklarata e KF Kukësit


Njoftim i Klubit!

Trajneri Ernest Gjoka nuk do të jetë më në krye të skuadrës së Kukësit.

Vendimi është marrë pas rezultateve zhgënjyese të ndeshjeve kualifikuese të Europa League.

Klubi ynë trajnerit Gjoka i ka dhënë gjithë mbështetjen e mundshme, sidomos pas rikthimit të tij në krye të pankinës së skuadrës nënkampione të Shqipërisë.

FK Kukësi falenderon trajnerin Gjoka për punën e bërë në krye të ekipit.

Shumë shpejt, klubi do të njoftojë për emrin e trajnerit të ri, i cili objektiv kryesor do të ketë fitimin e titullit Kampion, Kupës së Shqipërisë si dhe përfaqësim sa më dinjitoz në Kupat e Europës!!


Etiketa: , ,

Pas