Aktualitet

Elisa me çanta të shtrenjta, nuk është votuar kurrë








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 08:20 - 28/09/20 |
Nga Endri Shabani

Ketë javë që shkoi, një fragment debati ku une isha protagonist u bë viral, duke krijuar një gallatë ne rrjet që nxiti shumë fantazi.


Bëhet fjalë per një moment gjatë debatit ne emisionin Open ne TCH, kur ministrja Elisa mu drejtua duke më thenë se (i) per atë qe une jam, dhe (ii) për vota, ajo “me ha për mëngjes”.


Te jem i sinqertë kam qeshur shumë keto dite me statuset dhe memet që më dërgonin miqte. Ne fakt, kjo shprehje e përkthyer nga anglishtja, e thene per të treguar një vetëkenaqje përtej kapacitetit te kercenuesit, vetvetiu te ben per te qeshur.


Mirepo, e parë nga nje kendvështrim tjeter, kjo arrogancë ka edhe disa nota serioziteti.


Nuk arrij ta imagjinoj dot se cfarë do të ndodhte në Britani nëse një ministër do i thoshte ne nje televizion kombëtar një pedagogu dhe aktivisti qe “une ty të ha për mëngjes”. Ne bindjen time ai ministër nuk do ishte më i tille deri në drekë. Por ne nuk jemi Britani.


“Ku e gjejnë gjithë këtë guxim, mor jahu?” më pyeti dikush.

(i) Ne lidhje me pjesën e parë, për atë që une kam arritur, mendoj se një qytetar nuk duhet të jetë dikushi që ministrja mos ta hajë për mengjes (!). Une mendoj qe edhe sikur une ta kisha kaluar jeten duke numeruar yjet, tespiet, apo pllakat e bulevardit, perfaqesuesi më i lartë i shtetit, sic është një ministër, duhet të më trajtojë me respekt dhe dinjitet. Ne prandaj i mbajmë me para dhe privilegje Elisën me shokë, që të kujdesen vecanërisht për ata qe nuk ia kanë dalë dot vetë në jetë.

Mirëpo, qëllon që unë kam një doktoraturë nga Universiteti i Oxfordit, një burse Clarendon, dhe nje karrierë si pedagog në disa nga universitetet më të mira të Botës, dhe si konsulent i organizatave më të mëdha ndërkombëtare. Pra, për nga formimi dhe për nga arritjet akademike besoj se kam një karriere pak me te merituar se te Elises. Por une nuk kam qenë doganier… Kështuqë aq saç kushtojnë çantat e ministreshave, një pedagog si unë nuk i fiton dot as në një vit.

Diplomat e mia Elises nuk i hyjne as ne sy dhe as ne stomak, pasi metri mates nuk jane as shkollimi dhe as puna e ndershme, por pasuria materiale, e vene qyl, ne kurriz te te tjereve.

E sigurisht, qe sikur une te kisha punuar edhe dy jete, nuk do krahasohesha dot me ata qe levizin me makina 150 mije euroshe, apo ata qe parate e buxhetit te shtetit i fshehin neper bodrume dhe streha fiskale.

Ne boten me cudira ku jeton Elisa, ne jemi thjesht miza qe iu prishim qetesine me zukatjet tona per trajtim te barabarte, demokraci, dinjitet e brockulla si keto…

(ii) Ne lidhje me pjesen e dyte, ate te votave. Ne nje sistem te lire, votat tregojne mbeshtetjen tone per nje politikan. Ne kete pike, nje politikan qe mburret me votat qe ne i japim, nuk eshte me shume se nje infantil qe vdes per vemendje.

Mirepo, ne nje sistem me lista te mbyllura, ne nuk votojme per kandidatet. Keshtuqe Elisa qysh se eshte futur ne politike dhe deri ne diten kur zotohej se do me perbindte, nuk eshte votuar asnjehere. Me ler ta theksoj: Asnje dite ne jeten e saj Elisa nuk eshte votuar drejtperdrejte nga populli! Elisa, ashtu si 139 koleget e tjere, kane hyre ne Kuvend sepse keshtu ka dashur kryetari i partise.

Sic nuk ka mbetur i madh dhe i vogel pa e mesuar, kryetaret e partive kane ngritur makineri qe grumbullojne vota permes premtimeve, shkembimeve, parave, manipulimeve dhe kercenimeve. Prandaj, votat nuk jane me shprehje e mbeshtetjes tone, por tregues i “fuqise” se tyre.

Kjo eshte edhe arsyeja perse politikanet ne Shqiperi i trajtojne votat si prone private, duke iu referuar si “votat e mia”. Helbete!, i kane blere me para ne dore.

Pra, thene me fjale te tjera, Elisa nuk mburret me dhembet e saj, por me protezen e Rames, ku sigurisht ajo eshte njeri prej dhembeve te qenit, qe perdoren per te shqyer mishin e kundershtareve.

Roli qe ajo ka marre eshte telendises dhe dekurajues per gjithcka ajo perfaqeson. Deklaratat e saj per filma me perdhunues, fleterrufete per kundershtaret politik, dhe gjithe rolet publike qe ajo luan, kontribojne ne krijimin e bindjes se as grate, as te rinjte, dhe as te shkolluarit jashte, nuk jane me mire se burrat qe na kane qeverisur gjate 80 viteve te fundit. Dhe ne fakt, kjo eshte drama e vertete.

Gjene mire qe ka nje kohe per cdo gje. Dhe tani iu ka ardhur koha. Kercenimet e tyre jane klithmat e atij qe po bie drejt fundit te humneres, sepse ujkut plak i ka ardhur momenti per te shkuar, e bashke me te, edhe dhembeve te krimbur nga pushteti…



Pas