Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me parlamentin, Elisa Spiropali i është përgjigjur opozitës jashtëparlamentare pasi kërkoi ndërhyrjen e OSBE/ODIHR për të ndërhyrë, për pikat që nuk gjendet dakordësi në Këshillin Politik.
Nga Kuvendi, Spiropali i përgjigjet opozitës se OSBE nuk ka punë të ndërhyjë, pasi për depolitizimin e administratës ajo refuzoi.
“Kërkesa e opozitës është e parakohshme sepse s’kemi draft por është bllokuese, ajo nuk pranoi rekomandimin ODIHR për depolizimin e administratës zgjedhore. S’ka punë ODIR-i këtu, por kuvendi i Shqipërisë që në 30 shtator të kemi kod zgjedhor dinjitoz”, u shpreh ministrja.