Aktualitet

Elita Rudi për vjehrrën: Jam e bekuar që të kam, je shoqja ime e ngushtë!









Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:29 - 26/01/21 |
mapo.al

Sot, mamaja e Gjikos feston ditëlindjen dhe nusja e shtëpisë, Elita u kujdes që t’i bënte dedikimin e bukur.



Moderatorja ka një raport aq të mirë me vjehrrën, sa duken si dy shoqe të ngushta.


Elita ka ndarë foto nga momentet më të bukura së bashku, teksa i shkruan me dashuri fjalët krahas postimit:




“Jam kaq e bekuar që kam fituar jo vetëm një vjehrrë gjatë martesës, por edhe një shoqe të ngushtë. Uroj që ditëlindje jote të jetë aq spektakolare, sa je ti për mua. Të dua.”- shkruan Elita.



Gjithashtu, Elita tregon se Lirija është gjyshja ideale për birin e saj, Zërin.


Së shpejti, Zëri do të bëhet me një motër. Ndaj Elita ka marrë një pushim nga televizioni.

Në fakt, e ftuar në “5 data” ajo tregoi se sapo ishte stabilizuar me punën e saj kur mësoi për shtatzëninë e dytë, por shtoi se për familjen i sakrifikon të gjithë, madje edhe punën.

Lexo edhe :  Bebushja erdhi! Elita dhe Gjiko bëhen prindër për herë të dytë

Elita iu rikthye ekranit 1 vit pas lindjes së Zërit dhe me siguri duhet të presim edhe të paktën një vit tjetër që ta shohim sërish në krye të ndonjë emisioni.

Deri atëherë lë të mjaftohemi me intervistat që ajo jep dhe postimet në rrjetet sociale.

25


Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas