Aktualitet

Elon Musk ngre alarmin: Mos përdoni më Whatsapp, po ju vjedh të dhënat














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:10 - 13/01/21 |
mapo.al

Politika e re WhatsApp ka shkaktuar një valë të madhe shkarkimesh të aplikacionit SIGNAL ditët e fundit.





Aplikacioni i mesazheve të menjëhershme ka filluar të zbatojë ndryshimet e tij në të gjithë botën, duke informuar përdoruesit e tij përmes njoftimeve në vetë sajtin.


Përdoruesit nga e gjithë bota kanë kërkuar një alternativë ndaj aplikacionit të zotëruar nga Facebook pasi doli në dritë se politika e re synon që të dhënat e përdoruesve të WhatsApp të ndahen me pjesën tjetër të shërbimeve të kompanisë.




Një ndryshim i detyrueshëm për të gjithë përdoruesit nëse duan të vazhdojnë të përdorin aplikacionin.


Një nga personazhet që ka qenë kundër kësaj politike të re ka qenë Elon Musk. Themeluesi i Tesla ka inkurajuar ndjekësit e tij të shkarkojnë një tjetër aplikacion për mesazhe.


Përmes një komenti në llogarinë e tij zyrtare në Twitter, Musk ka qenë shumë i qartë me qëllimet e tij: “Përdorni SIGNAL”.

1


Etiketa: ,

Share
Mbyll
CLOSE
CLOSE
Pas