Aktualitet

Elona Guri: Veliaj ende s’është hetuar për fondet e ‘Mjaft’ dhe Teatrin Kombëtar














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:42 - 18/08/20 |
mapo.al

Anëtarja e kryesisë së LSI-së, Elona Guri, ka reaguar për sulmet që kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj bëri ndaj Presidentit Ilir Meta. Guri shprehet se Ilir Meta u përball me drejtësinë dhe fitoi për akuzat që i bën Veliaj, ndërsa ky i fundit nuk e ka nisur ende përballjen për shumë çështje që lidhen me abuzimin e fondeve dhe shembjen e Teatrit Kombëtar.





“Gërmo Lali gërmo, vazhdo nxirr foto nga varri. Ilir Meta e bëri përballjen e tij dhe fitoi me dinjitet, ndërsa ti akoma nuk e ke filluar përballjen tënde për fondet e Mjaft, lejet e taksive dhe sidomos shembjen e teatrit. Nga bregdeti në krahët e Lindës, Edi yt dhe “jo” i Saimirit po e përshpejton paketimin tënd.


Dashuria e munguar e Edit për ty nuk t’i zgjidh dot hallet me drejtësinë. Mes Lindës dhe Sajes më vjen keq, ti nuk pate shanse. P.S: U irritove pse Presidenti mbrojti gazetaren Beti Njuma, që ti e njeh që në gjimnaz, po mqs njeh edhe Olta Xhaçkën prej kohësh, hyr pak mik që të mos i lërë shqiptarët në kufi si njerëz pa atdhe”,– shkruan Elona Guri në një postim në Facebook.




1




Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas