Ylli i futbollit shqiptar që luan për Napolin, Elseid Hysaj, ka vendosur të kurorëzojë zyrtarisht martesën me Fiorenza Lekstakaj në vendlindjen e tij, në Shkodër.
Ata do t’i marrin unazat në altar nga vogëlushi i tyre 3-vjeçar Elisi. Pra, fruti i dashurisë së Fiorenzës dhe Elseidit do të jetë dëshmitar në dasmën e prindërve të tij.
Revista Class raporton se në dasmë, ku do të jenë të ftuar në total 500 persona, do të jenë prezente edhe këngë dhe miq italianë.
Sa i takon nuses, shpallur në vitin 2013 Miss Shqipëria, mësohet se do të veshë katër fustane në total.
Kjo dasmë, e cila është aluduar se do të shpallet si ajo e vitit, me shumë gjasa do të ketë raportim mediatik jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Itali.