Elvana Gjata dhe Capital T do të vijnë për fansat e tyre sërish bashkë. Ndonëse nuk e kanë komunikuar bashkëpunimin e tyre, këngëtarët duket se do të sjellin krahas këngës “Lejla”, një projekt të ri muzikor. “Prive” ka zbuluar se xhirimet e videoklipit, që pritet të dalë pasditen e sotme, janë bërë në Turqi.
Elvana zbuloi pak ditë më parë njërën veshje në këtë klip, për të cilën ishte kujdesur si gjithnjë stilisti dhe miku i saj më i mirë Valdrin Sahiti. Ndërkohë që ajo na tregoi se do të vijë me një look tepër ekstravagant, Capital T ka preferuar të publikojë vetëm një postim në “Insta Story”. “Qetësia para stuhisë”-ka shkruar artisti.
‘Prive’ ka zbuluar gjithashtu se Elvana do të sjellë edhe 2 projekte të tjera për këtë sezon vere. E teksa gjendemi në pritje të projektit, më poshtë ju sjellim një pjesë të xhirimeve të klipit.