Ditën e djeshme, në një publikim të Top Awards, Elvana hyri në grupin e artistëve, të cilët kanë 6 këngë në klasifikim. Këngëtarja është e vendosur të pushtojë tregun muzikor dhe këtë gjë e tregojnë më së miri renditja e saj gjithmonë në 3 vendet e para.
6 këngët e saj renditen mjaft mirë në “The Top List”: “Xheloz”, “Më fal”, “Veç një pikë”, “Lejla”, “Ti Shqipëri më jep nder” dhe “Forever is Over”. Me shumë gjasë, edhe projekti i fundit në bashkëpunim me reperin Ty Dolla $ign “Off Guard” do të futet shumë shpejt në këto klasifikime.
Por jo vetëm kaq! Në klasifikimin e kësaj jave të Top Awards, Elvana kryeson në 3 vendet e para me këngët e albumit EP “3”: “Xheloz”, “Më fal” dhe “Ti Shqipëri më jep nder” në vend të tretë sgkruan Anabel.
Këto javët e fundit, ajo ka kryesuar vazhdimisht listat, ku në pjesën më të madhe është shfaqur në vendet e para. Albumi “3” ka rezultuar padyshim një sukses i merituar!
Projekti i fundit “Off Guard” shkuar nga Ty Dolla $ign, Elvana, producenti Poo Bear, Jimmy Giannos dhe Dominic Jordan i ka të gjitha shanset për të thyer përsëri klasifikimet. Për momentin ajo ka mbërritur në shifrën e 1.6 milion klikimeve në YouTube.