Friday, June 2, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Elvin Omarov, ukrainasi që ndjek studimet në UET: E zgjodha universitetin nga përshtypjet pozitive të miqve shqiptarë

by us er1
28/03/2023
in Kryesore, Universiteti
0

Ai erdhi në Shqipëri më 2022-shin, ndërsa atdheu i tij ishte në situatë tragjike, nën agresionin ushtarak të Rusisë. Konsullata e Nderit, në Kharkiv, u shkatërrua nga sulmi i tri raketave ruse. Kështu, si asistent i konsullit të Nderit të Shqipërisë në Ukrainë, Elvin Omarov u transferua në Tiranë. Me qëndrimin në kryeqytetin shqiptar, për diplomatin ukrainas nisi edhe një aventurë akademike, si student i Universitetit Europian të Tiranës. Ai rrëfen jetën universitare, po edhe përshtypjet pozitive për mikpritjen e popullit shqiptar, përkrahjen dhe ndihmesën për bashkatdhetarët e tij që i ikin luftës dhe vlerësimin e tij për mirësinë dhe dashamirësinë shqiptare

Si bir i një diplomati, je mësuar me udhëtimet dhe përshtatjen me kultura e vende të ndryshme. Si ka qenë rrugëtimi në Shqipëri deri tani?



Vërtet, Republika e Shqipërisë nuk është i pari vend i huaj, në të cilin po qëndroj. Përveç Ukrainës, kam jetuar në Azerbajxhan, Austri dhe Kinë. Më herët kam vizituar Shqipërinë me udhëtime pune dhe si turist, pasi që nga viti 2015 punoj si Asistent i Konsullit të Nderit të Republikës së Shqipërisë në Ukrainë, ndaj jam njohur me disa aspekte institucionale dhe kulturore të jetës shqiptare. Tani kam ardhur në këtë vend të bukur që nga vera e vitit 2022, por fatkeqësisht, kjo ndodh në një situatë kaq tragjike në atdheun tim.

Si vendose të regjistroheshe në një universitet shqiptar?

Si asistent i  Konsullit të Nderit ishte e pamundur që unë të punoja nga Kharkiv (Konsullata jonë e Nderit u shkatërrua totalisht nga tri raketa ruse) dhe u vendos që mund të jem shumë më i dobishëm, duke jetuar dhe punuar nga Shqipëria. Është interesante për mua të regjistrohem në komunitetin shoqëror dhe të marr njohuri të reja – prandaj hyrja në universitet nuk ka qenë kurrë dilemë për mua.

Pse Universiteti Europian i Tiranës? Çfarë po studion këtu?

Vërtet, në Shqipëri ka shumë universitete, private dhe shtetërore. Informacionet për Universitetin Europian të Tiranës i mora nga burime të hapura, më pëlqeu aktiviteti i marketingut të universitetit dhe i ashtuquajturi “stili europian”. Vendimi përfundimtar për zgjedhjen e universitetit ishte reagimi pozitiv i miqve të mi shqiptarë, në lidhje me UET. Tashmë kam arsim ekonomik, por në jetën time profesionale konstatoj mungesën e njohurive të mia në sferën e IT-së e cila çdo ditë luan një rol më të rëndësishëm në të gjitha aktivitetet e biznesit. Kështu, jam futur në specialitetin e “Informatikë Biznesi”.

A u përshtate lehtë me studentët e tjerë dhe si duket jeta në kampus?

Ishte e lehtë, shumë e lehtë, shumë më e lehtë nga sa mund ta imagjinoja. Si pedagogët, ashtu edhe shokët e grupit janë shumë miqësorë dhe gjithmonë të gatshëm të shtrijnë dorën për të më mbështetur dhe për t’u përshtatur me kulturën dhe aspektet vendase, të studimit në UET. Përveç kësaj, ajo që më pëlqeu në kampus ishte kafeteria dhe zhurma dashamirëse dhe energjike, që qëndron në kampus.

Ka disa studentë të huaj në UET, të cilët kanë ardhur me programin Erasmus+, por ti je student i rregullt këtu, për më shumë se një semestër. A je i  kënaqur me zgjedhjen dhe cilësinë që gjete?

Jam plotësisht i kënaqur me programin arsimor këtu. Procesi arsimor është modern dhe përdor njohuritë teorike për të shpjeguar çështjet praktike, me të cilat do të përballemi si punonjës të ardhshëm. Përveç kësaj, moment shumë pozitiv është formati dhe stili i komunikimit mes pedagogut dhe studentit. Ndjejmë atmosferën shumë miqësore dhe dëshirën e të gjithë pedagogëve për të na dhënë njohuri dhe për të na bërë më të mirë.

Përveç jetës studentore, si është jeta në Tiranë për një të ri? A te pëlqen këtu?

Fillimisht, si ukrainas, dua të shpreh mirënjohjen time të sinqertë dhe të thellë për popullin shqiptar dhe qeverinë e Republikës së Shqipërisë për mbështetjen e Ukrainës në agresionin ushtarak në shkallë të gjerë që nisi  Rusia, në vitin 2022. Shqiptarët dërgojnë vazhdimisht në Ukrainë ndihma humanitare dhe mirëpresin sinqerisht të gjithë refugjatët ukrainas. Tirana zyrtare po zë një pozicion 100% pro-ukrainas në arenën ndërkombëtare dhe na mbështet në të gjitha ngjarjet ndërkombëtare, si në asamblenë e OKB-së dhe shumë të tjera.

A gjen më shumë ngjashmëri apo dallime me kulturën tënde? Çfarë veçantie gjen këtu?

Sigurisht, jeta në Tiranë është ndryshe nga jeta ime në Ukrainë; disa ndryshime i vërej menjëherë, disa i kuptoj vetëm me kalimin e kohës. Gjëja kryesore që më ka tronditur pozitivisht është qëndrimi i shqiptarëve ndaj të moshuarve dhe fëmijëve. Unë kam një vajzë të vogël (2 vjeç) dhe shoh me sytë e mi se shqiptarët e vegjël janë shumë miqësorë, nuk kam frikë se ndonjë fëmijë do të grindet apo do të jetë arrogant. Për mua kjo do të thotë që familjet shqiptare po i rrisin fëmijët me dashuri dhe mirësi, gjë që e bën të rriturin shqiptar zemërmirë dhe jo agresiv ndaj të huajve. Si i huaj e ndiej më së shumti në çdo komunikim në rrugët e Shqipërisë, Fierit, Durrësit apo çdo qyteti tjetër të këtij vendi të bukur.  E ndiej gjithmonë mirësinë dhe dëshirën e sinqertë për të ndihmuar të huajin, gjë që fatkeqësisht mungon në shumicën e vendeve të tjera edhe në Europë. Do të thosha se vlerat e vërteta europiane janë më të pranishme në Shqipëri në mendjen e trashëgimtarëve të ilirëve,  sesa në “Evropën e Vjetër”.

Ke mësuar të flasësh shqip? Studimet këtu janë të gjitha në gjuhën angleze, apo jo?

Po studioj në gjuhën angleze dhe për fat të keq, nuk flas ende shqip, por po përpiqem ta mësoj. Gjuha shqipe ka gjurmët e lashta dhe duke qenë e vetmja në grupin e saj gjuhësor, e cila është shumë krenare, por nuk e bën të lehtë për të huajin.

Gjithashtu, eksperienca interesante për mua është se nuk kam asnjë problem në komunikim me shqiptarin që nuk flet anglisht. Edhe pa folur disi të njëjtën gjuhë, mund të komunikoni me duar dhe shprehje të fytyrës. Mendoj se është një dëshmi më shumë për faktin se shqiptarët po përpiqen sinqerisht të të ndihmojnë dhe nuk kërkojnë arsye për të të  mos folur.

A planifikon studimet master këtu?

Kurrë nuk i dihet se çfarë ndodh më pas.

Tags: asistentElvin Omarovkonsull nderistudentUET

JU SUGJEROJME

Dy studentet e UET, fituese në konkursin e financuar nga Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit
Kryesore

Dy studentet e UET, fituese në konkursin e financuar nga Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit

31/05/2023
Ditët e Studimeve Shqiptare në UET dhe debati mbi procesin e integrimit bëjnë bashkë Ditmir Bushatin dhe Besnik Mustafajin   
Kryesore

Ditët e Studimeve Shqiptare në UET dhe debati mbi procesin e integrimit bëjnë bashkë Ditmir Bushatin dhe Besnik Mustafajin  

01/05/2023
Java Ndërkombëtare/ 50 studentë dhe pedagogë nga Europa zbarkojnë në UET
Kryesore

Java Ndërkombëtare/ 50 studentë dhe pedagogë nga Europa zbarkojnë në UET

29/04/2023
25 VITE MË PARË/ Serbët vetëm 200 metra afër, gjenerali i Divizionit të Kukësit: Jemi të përgatitur për çdo rast
Arkiva

25 VITE MË PARË/ Serbët vetëm 200 metra afër, gjenerali i Divizionit të Kukësit: Jemi të përgatitur për çdo rast

26/04/2023
Next Post
25 VITE MË PARË/ CIA vjen në Tiranë

25 VITE MË PARË/ CIA vjen në Tiranë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Dy studentet e UET, fituese në konkursin e financuar nga Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit
  • Ditët e Studimeve Shqiptare në UET dhe debati mbi procesin e integrimit bëjnë bashkë Ditmir Bushatin dhe Besnik Mustafajin  
  • Java Ndërkombëtare/ 50 studentë dhe pedagogë nga Europa zbarkojnë në UET
  • 25 VITE MË PARË/ Serbët vetëm 200 metra afër, gjenerali i Divizionit të Kukësit: Jemi të përgatitur për çdo rast
  • Rektori i UET, Gjuraj rizgjidhet nënkryetar i Konferencës se Rektorëve të Shqipërisë










Të lidhura

[mnky_related_posts num=”8″ no_tags=”on” orderby=”date”]

Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In