fbpx

Aktualitet

Elvis Naçi: Sot në emision, bëj transparente çdo qindarkë të dhuruar





               Publikuar në : 19:46 - 03/12/19 |
mapo.al

Elvis Naçi ka shpërndarë një status në rrjetet sociale ku shkruan se gjatë emisionit që do të transmetohet mbrëmjen e sotme në ‘News24’ në orën 22:30, do të bëjë publike shumën e dhuruar deri më sot për të prekurit nga tërmeti në Thumanë në të gjitha valutat.


“Sot në orën 22:30 jemi ‘live’ në fb tim dhe News24, në maratonën humanitare për të dëmtuarit e tërmetit si edhe për të bërë transparencën e shumës që është mbledhur nga shqiptarët. Transparenca e çdo qindarkë, euro, franga, paund është detyrimi ynë. Besimi juaj është përgjegjësia jonë, për të ndihmuar shqiptarinë që lëngon mbi rrënojat e tragjedisë së tërmetit të 26 Nëntorit”, shkruan Naçi.





Etiketa: , , , ,

Pas