Elvis Roshi bëhet kryebashkiaku i dytë socialist, pas Shukri Xhelilit, që lë detyrën në harkun e tri javëve. Të paktën dy të tjerë janë nën breshërinë e akuzave të opozitës, e cila, me anë të Sekretarit për Aksionin Qytetar, e ka nxjerrë ‘duelin e dekriminalizimit’ nga selia blu në sheshet para bashkive. Kavaja ka qenë ndalesa e parë e PD dhe Salianjit dhe më pas Laçi e Kruja. Burime të MAPO flasin edhe për një kryebashkiak tjetër pak më në jug, që do të shënjestrohet rishtazi nga denoncimet e opozitës.
Elementi i parë i tërheqjes së z. Roshi, pavarësisht sqarimit të gjatë të vetë atij, shoqëruar edhe me një deklaratë të Kryeministrit, është një ngadalësim në ritmin e relativizimit që shumica qeverisëse po i bënte ligjit dhe procesit të dekriminalizimit. Deri më tash, nuk ka ndonjë të dhënë të sigurt se në anën tjetër të spektrit politik, ndër kryebashkiakët e djathtë, ka të tillë që procesi i trysnisë dhe kërkimeve të imëta në kurrikulën e së shkuarës mund të prodhojë tërheqje. Duke qenë se shumicat i kanë më të shumta dhe më të forta mjetet, treguesit do ishin bërë publikë me kohë nëse do të ekzistonin.
Elementi i dytë, dhe kjo lidhet drejtpërdrejt me kryeministrin, por edhe me zëdhënësit e tij publikë, shpërfaq trajtat e pavend të parodizimit ose përqeshjes, që z. Rama e të tijtë i kanë bërë ligjit dhe procesit të dekriminalizimit, një nismë thuajse personale e shefit të opozitës, z. Basha. Gjërat, me sa duket nuk janë dhe aq për të qeshur. Serioziteti madje do të duhej të ishte rendi i gjërave në këtë rast.
Një shenjë e tretë është se sistemi politik, siç prodhon trupat, me anë të një shtrembërimi, fabrikon edhe antitrupat, duke e stabilizuar temperaturën dhe temperamentin e demokratikes apo normales në sistem. Roshi, edhe po të jetë i pafajshëm dhe me një histori të së shkuarës ku mungon fati, më shumë se rëndon pesha e ilegales, mbetet një shenjë e antikohës në sistem. Ai bashkë me moshatarë të vetët, apo më të mëdhenj, ishin guximtarët e parë të lirisë së Shqipërisë, që morën detra e vende të panjohura në sy. I njëjti guxim nuk mund të funksiononte edhe në rrugën e kthimit: vendi i ndryshuar, edhe më shumë se ata vetë, nuk mund të kthehej mbrapsht në kohë. Sepse, në psikën e atyre që nuk mërguan ishte mpiksur ndërkohë paradigma: trimat nuk qenë ndër ata që ikën, por që qëndruan. Kështu që ky kthim nuk mund të funksiononte për Roshin e të ngjashmit: Ka vetëm një Edmond Dantes, që burgoset si marinar e kthehet si Kont i Monte Kristos, por ai jeton në një roman të Dumasë dhe jo në mizanskenat politike të Kavajës apo Laçit.
Kështu pra, vijmë te elementi i katërt, që na e përkthen në gjuhën tonë dorëheqja e Elvis Roshit: do të ketë edhe të tjerë. Kryebashkiaku i Kavajës është vetëm tulla e parë në murin e ndërtuar shtrembër të sistemit politik, ku kryetarët i zgjedhin kandidatët e tyre duke mbajtur hapur vetëm njërin sy: atë që sheh dhe lëngëzon vetëm epshin e fitores.
Politika është një kontratë që kurrë nuk nënshkruhet vetëm mes dy vetëve. Apo vetëm si zgjedhje në dikotominë fitore-humbje.
Deri sa iku ishte njësh, figurë, VIP, njeri i fortë, trendi për Rrilindjen, edhe pse nuk i punonte mirë kujtesa. Amnezi fatale! Ai i njihte kriminelët, siç e njohu ai që që e promovoi. Siç e nuhatën njëri- tjetrin. Sepse krimineli gjen kriminelin. Kjo është në natyrën njerëzore.Hyri në parajsën e pushteteit përmes sakrificave , duke bërë shumë krime në disa shtete të botës. Të gjitha për të mirën tonë. Kriminel 24 karatësh. Pa bekimin e sojit të tij nuk ecën demokracia. E mirëkuptojmë dhe lutemi për ty në formë mallkimi. Ike me një premtim të bujshëm: ” Do të jem prapë kryebashkiaku juaj, sepse ju më doni shumë…” Ndoshta e kishte fjalën për rracën e tij, për të gjatin që ka nevojë të ngushllohet në këto çaste të vështira. I dhjerë, por krenar , ama!
Lere drejtesine dhe ligjin te beje punen e vet. Nuk jane deshirat apo qellimmiret qe rregullojne boten por ligji i mire dhe i zbatuar. Lere i sistemin te beje punen evet e keshtu as heren tjeter nuk do ti kemi me te zgjedhur kesish. Tash ligjet po vendosen dhe po zbatohen, tash i marrim vesh e kerkojme hesap, me pare nese dikush guxonte ti permendete bema keqet thohesh i lumte qeka i forte. Sot ca po kerkojne qimen te syu tjetrit e nuk shifshin traun ke syu vet