Aktualitet

Elvisi thumbon Anën e “Për’puthen”: … e ha për mëngjes në vend të cornflakes














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:43 - 06/02/21 |
mapo.al

Takimi i fundit i Anës dhe Elvisit në “Për’puthen” duket se shkoi mirë, por kjo nuk zgjati shumë kur momentet e tyre duhet të diskutoheshin në studio.






Mes Elvisit dhe Anës nisën thumbat, ndërsa Elvisi u shpreh se Ana është një person negativ dhe ziliqar, që gjen gjithmonë diçka ‘të keqe’ në gjithçka.


Ana u shpreh e zhgënjyer nga Elvisi dhe mes tyre nisën thumbat, të cilët vazhduan edhe gjatë puntatave të tjera.







Madje, thumbat kanë vazhduar edhe në rrjete sociale. Më herët, Elvisi e quajti Anën “vejushë e zezë”, ndërsa së fundmi është shprehur se ajo ha ‘hatërmbetje dhe mllef’ për mëngjes.



Një ndjekës e pyet Elvisin në Instagram: “Kur do dalësh në takim me Ana Kaurin?“, ndërsa ai ia kthen:



“Ndoshta kur Ana të heqë dorë nga iluzioni që është perëndeshë, ndoshta. Përveç kësaj, unë ndaj Anës nuk kam as hatërmbetje, as mllef, ndjesi të cilat Ana i ha për mëngjes në vend të cornflakes.”- shkruan ai.

Së fundmi, Elvisi ka shprehur pëlqimin e tij ndaj Sindit, teksa e tregoi edhe njëherë me përgjigjen e tij për një ndjekës i cili s’dinte për çfarë ta pyeste.

“Më pyet çfarë mendoj për Sindin, që të kem mundësi të të them që është vajza më e çiltër dhe më pa hile në atë emision. Të tjerat nuk i besoj as nën efektin e narkozës.”- shkruan Elvisi duke thumbuar të gjitha konkurrentet e tjera.

1


Etiketa: ,

Pas