Aktualitet

EMA: Rekomandojmë vaksinën ‘Moderna’ për fëmijët nga 12 deri në 17 vjeç














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:12 - 23/07/21 |
mapo.al

Agjencia Europiane e Barnave (EMA) ka rekomanduar vaksinën ‘Moderna’ për fëmijët nga mosha 12 deri në 17 vjeç.






Deri më tani, vaksina e Pfizer/BioNTech ka qenë opsioni i vetëm për vaksinim të fëmijëve në Amerikën Veriore dhe në Europë.


Agjencia e Barnave në SHBA (FDA) momentalisht është duke shqyrtuar nëse do të zgjerojë përdorimin e vaksinës Moderna për fëmijët nën moshën 18-vjeçare.







Ndërsa furnizimi me vaksina nëpër botë mbetet i vogël, shumica e vendeve ende ka vështirësi në imunizimin e të rriturve.



Rregullatorët e SHBA-së dhe në Europë kanë bërë thirrje për kujdes pasi të dy vaksinat (Moderna dhe Pfizer) lidhen me një reagim ekstremisht të rrallë te adoleshentët dhe të rinjtë, që është dhimbje e gjoksit dhe inflamacion i zemrës.



1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas