Partia Socialiste është në pritje të Gjykatës Kushtetuese për të nisur diskutimet për një emër të ri në krye të Presidencës.
Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, tha se Kushtetuesja ka hyrë në afatet e veta kushtetuese për të shqyrtuar vendimin e Kuvendit për shkarkimin e Ilir Metës si President.
Taulant Balla: Presidenti aktual i Republikës është shkarkuar me vendim të Kuvendit në qershor të këtij viti dhe Gjykata Kushtetuese ka hyrë në afatet e veta kushtetuese gjithashtu për tu shprehur për këtë çështje. Kushtetuta na detyron që presidenti i Republikës të vazhdojë të jetë në detyrë edhe pse është shkarkuar nga Kuvendi deri kur ky vendim të konfirmohet nga Gjykata Kushtetuese. Është në respekt të vlerave kushtetuese që ne të mos flasim për këtë çështje sakohë që të shprehet Gjykata Kushtetuese. Ne e kemi përfunduar diskutimin tonë për këtë çështje në momentin që është shprehur me votë këtu në Kuvend. Për këtë çështje tai e ka fjalën gjykata.
Zyrtarisht presidentit Ilir Meta i mbaron mandati në korrik të vitit 2022.