Aktualitet

Emergjenca globale nga virusi kinez, Tritan Shehu: Shqipëria të marrë masa menjëherë








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:40 - 31/01/20 |
mapo.al

Ish-ministri i Shëndetësisë Tritan Shehu kërkon që Shqipëria të implementojë një skenar të përshtatshëm për koronavirusin.


Në një postim në “Facebook”, Shehu uron që virusi mos të arrije të “hyje” tek ne por tani që rreziku është real kërkohet menjëherë një mobilizim total dhe të atyre pak mundësive që disponojmë, transparent, gjithëpërfshirës, profesional dhe larg shfaqjeve teatrale e propagandistike.


POSTIMI I PLOTË


Shqipëria të implementojë urgjentisht një skenar adekuat për Virusin “kinez”!


Deklarimi mbrëmë i “Emergjencës Globale” nga OBSh dhe identifikimi i dy rasteve të prekura në Romë, imponojnë implementimin e një skenari të qartë, aktiv, real menjëherë në vendin tonë jo thjesht me disa masa kontrolli në kufi e deklarime propagandistike, por në të gjithë territorin, edhe që të jetë në gjendje të përballojë një epidemi, të minimizojë e më tej të luftojë komplikacionet e saj në qendër e periferi.


Uroj që virusi mos të arrije të “hyje” tek ne, por tashti që rreziku është real, duke qenë koshient i gjendjes tejet të rëndë të sistemit tonë shëndetësor në drejtim të financimit, numrit të mjekeve e specialisteve, mungesës së thellë teknologjike, numrit të shtretërve, boshllëqeve thelbësore që ekzistojnë veçanërisht në periferi, kërkohet menjëherë një mobilizim total dhe të atyre pak mundësive që disponojmë, transparent, gjithëpërfshirës, profesional dhe larg shfaqjeve teatrale e propagandistike.

Po kështu kërkohet bashkërendimi e mbështetja që në këtë fazë me vendet partnere, jo vetëm OBSH, në radhë të parë me Italinë e strukturat e saj.

Kjo është përgjegjësia prioritare e institucioneve shëndetësore e më tej, por kërkon përfshirjen e të gjithë atyre që mund të ndihmojnë, publike a private, personelit shëndetësor aktiv apo jo, që asnjëherë nuk ka munguar, mobilizim i gjerë resursesh, sepse dhe masat duhet të jenë komplekse, në të gjitha nivelet e hapësirën e sistemit tonë shëndetësor, duke parashikuar skenarët më të këqij.

Unë gjykoj se Presidenti i Republikës duhet të mbledhë Këshillin e Sigurisë Kombëtare në një format të zgjeruar e të përshtatshëm.


Etiketa: ,

Pas