Aktualitet

Emërimet në Kushtetuese, Ruçi i përgjigjet ftesës së Metës, sot takimi në Presidencë





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:40 - 30/06/20 |
mapo.al

Presidenti Ilir Meta dhe kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi do të zhvillojnë sot një takim në orën 12:30.


Në fokus të takimit të tyre është diskutimi i raportit të fundit të Venecias për emërimet në Kushtetuese.


Tre ditë më parë Ilir Meta e ftoi zyrtarisht Ruçin për takim.


Ndërkohë dje kryeparlamentari Ruçi priti në zyrën e tij përreth 20 minuta ambasadoren Yuri Kim.


Kjo e fundit kërkoi angazhimin e parlamentit për të bërë sa më shpejt funksionale Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë.

Pas përplasjeve mes Kuvendit, Presidenit dhe ish-Kreut të KED, kjo çështje ka mbetur pezull pasi ende nuk ka një listim të emrave, edhe pse prej muajsh Presidenti dhe Parlamenti i kanë nisur emrat e kandidatëve për vakancat.


Etiketa: , ,

Pas