Friday, February 3, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Emërimi i kreut të IKMT në Shkodër, PD: Zyrtarizohet aleanca Rama-Doshi

by mapo.al
17/06/2021
in Aktualitet, Kryesore, Politika
0

Partia Demokratike ka reaguar sot në lidhje me emërimin e kreut të IKMT-së në Shkodër, ndërsa nuk i ka kursyer akuzat.

Në një dalje për mediat nga selia blu, deputeti i zgjedhur në Fier, Enkelejd Alibeaj tha se Serdar Hoxha ka qenë pjesë e listave të partisë së Tom Doshit.



Sipas tij, me këtë emërim në krye të IKMT-së së Shkodrës tregon se qeverisjen e vendit është një nga treguesit se nën drejtimin e Edi Ramës, interesat e shqiptarëve mbeten të pambrojtura.

Deklarata
Aleanca mes Edi Ramës dhe Tom Doshit është zyrtarizuar sot me një emërim kyç kriminal në Shkodër.
Serdar Hoxha, kandidati për deputet i PSD-së së Tom Doshit u emërua kryeinspektor për Veriun në Inspektoriatin e Ndërtimit, një funksion në varësi të qeverisë së drejtuar nga Edi Rama. Ushtari i Tom Doshit ka akoma në prokurori një dosje të paverifikuar për të shkuarën e tij kriminale, por kjo nuk e ka penguar qeverinë ta emërojë atë në një detyrë të rëndësishme.

Me emërimin e sotëm, Edi Rama ka konfirmuar zyrtarisht koalicionin me personin që SHBA e shpallën non grata për shkak të së kaluarës së tij kriminale, dhunimin e të drejtave të njeriut dhe përfshirjen në korrupsion. 

Mediat mund t’i kujtojnë shqiptarëve deklaratën e Edi Ramës para zgjedhjeve se nuk do të qeveriste me Tom Doshin. Sot të gjithë e kanë të qartë se kjo ishte pjesë e lojës së pistë të Edi Ramës për të mashtruar publikun dhe partnerët. Aleanca e tyre nuk është ndalur asnjëherë.

Tom Doshi ka përfituar miliona euro nga qeveria e Edi Ramës, për t’i përdorur ato për blerjen e votave në masakrën e zgjedhjeve të 25 Prillit. 3 mandatet e blera janë mandate në shërbim të Edi Ramës, janë garanci për të vazhduar ndarjen e pushtetit të vjedhur dhe për të thelluar më shumë zhvatjen e shqiptarëve.

Qytetarët janë të ndërgjegjshëm se Edi Rama dhe Tom Doshi janë një. Partia Socialdemokrate është vetëm një zgjatim i Edi Ramës për të mbajtur të paprekur aleancën me Tom Doshin, si dhe kopertura e paktit kriminal Rama-Doshi për masakrën zgjedhore të 25 Prillit. Emërimi i njerezve të Tom Doshit në qeverisjen e vendit është një nga treguesit se nën drejtimin e Edi Ramës, interesat e shqiptarëve mbeten të pambrojtura!

Tags: enkelejd alibeajIKMTSerdar HoxhaTom Doshi

JU SUGJEROJME

Çmimi Kadare 2023/ Juria e re me shkrimtarë e gazetarë nga Shqipëria e Maqedonia e Veriut
Kryesore

Çmimi Kadare 2023/ Shpallen 10 finalistët, dominojnë autorët e rinj

01/02/2023
Aleksandër Vuçiç: Nuk do të vendosim sanksione ndaj Rusisë
Bota

Plani franko-gjerman, aktivistët e partisë së Vuçiç po përgatisin tubime në mbështetje të tij

28/01/2023
PS mbledh sot Grupin Parlamentar për emrin e ri të presidentit
Kryesore

PS dorëzon në KQZ kandidaturat për anëtarë të KZAZ

28/01/2023
Mitsotakis shpëton qeverinë, rrëzohet Tsipras
BE

Mitsotakis shpëton qeverinë, rrëzohet Tsipras

27/01/2023
Next Post
Aksident me një të vdekur në Fier, makina del nga rruga dhe bie në kanal

Aksident me një të vdekur në Fier, makina del nga rruga dhe bie në kanal

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Çmimi Kadare 2023/ Shpallen 10 finalistët, dominojnë autorët e rinj
  • Gjykata publikon arsyet e dënimit të Juventusit
  • Futsall 2023/ Tirana shpallet fituese e Kupës së Shqipërisë
  • Plani franko-gjerman, aktivistët e partisë së Vuçiç po përgatisin tubime në mbështetje të tij
  • PS dorëzon në KQZ kandidaturat për anëtarë të KZAZ



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In