Këshilli i Lartë i Prokurorisë njofton emërimin e drejtuesve të rinj të Prokurorisë në Korçë, Gjirokastër, Shkodër dhe Pogradec.
KPL bën me dije se në krye të prokurorisë së Gjirokastrës është caktuar Julian Çafka.
Prokurorja Dorina Bejko do të drejtojë organin e akuzës në qytetin e Pogradecit.
Në krye të Prokurorisë së Shkodrës është caktuar Lazër Çardaku, ndërsa në Korçë, Ollga Visi.