Kryetari i Shoqatës Patriotike Çamëria Dritan Sejko në deklaratë publike u shpreh se kjo shoqatë, përgëzon vendimin e Këshillit Bashkiak të Tiranës, për emërtimin e sheshit “Çamëria” në Bulevardin e Ri të Tiranës. Sipas tij, u desh këmbëngulja e tyre dhe anëtarit të Këshillit Bashkiak të PDIU-së, Arjan Cukaj që pas 4 vitesh, Bashkia e Tiranës të realizonte premtimin e dhënë që në muajin qershor të 2015-të.
“Shqiptarët e Çamërisë të vendosur në qytetin e Tiranës, pas shpërnguljes me dhunë në vitin 1944-1945, jetojnë prej 75 vjetësh me bashkëqytetarët e tjerë të kryeqytetit, duke ndërtuar bashkë në harmoni jetën e tyre dhe të ardhmen e fëmijëve. Ne jemi pjesë e kontributeve të këtij qyteti, gjatë tërë këtyre viteve. Tragjedia e ndodhur mbi popullsinë tonë të pafajshme, kontributi që bijtë dhe bijat e krahinës së Çamërisë kanë sjellë në tërë historinë tonë kombëtare, meritojnë të njihen dhe vlerësohen nga të gjithë.”- shkruan Sejko.
Statusi i plotë