Aktualitet

Emigrantët sirianë akuza policëve grekë: Na kanë zhveshur dhe dhunuar (Foto)





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 22:20 - 06/03/20 |
mapo.al

Emigrantët sirianë të ardhur nga Turqia kanë akuzuar policinë greke, se i kanë zhveshur dhe dhunuar, teksa këta të fundit përpiqeshin që përmes Greqisë, të shpërndaheshin më gjerë nëpër Europë. Agjencia turke TRT, publikoi foto të emigrantëve gjysmë të zhveshur duke u ngrohur në një rreth zjarri shumë pranë kufirit grek.



Disa prej tyre pretendojnë se policia greke i ka dhunuar me “sende ushtarake”. Më herët policia greke ka hedhur në drejtim të emigrantëve gaz lotsjellës, si dhe ka qëlluar ndaj tyre me armë, për t’i zmbrapsur ata dhe mos t’i lejuar të kalojnë kufirin. Megjithatë mohojnë kategorikisht të kenë plagosur apo edhe vrarë emigrantë.


Nga krahu tjetër, pakënaqësia e emigrantëve nuk qëndron vetëm ndaj policisë dhe shtetit grek, por zemërimi i tyre është drejtuar dhe nga presidenti turk Rexhep Taip Erdogan, pasi e akuzojnë atë se i dha shpresë të rreme për një jetë më të mirë në Europë, duke i lejuar ata të largoheshin nga Turqia.


 


Etiketa: , , , ,

Pas