Aktualitet

Emigrimi masiv i shqiptarëve / Basha – Ramës: Ti s’ke si ta ndalësh, PD po














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:59 - 19/02/21 |
mapo.al

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha,  i përgjigjet kryeministrit Edi Rama, dhe deklaratës së tij më të fundit, se nuk ka mënyrë se si ta ndalë emigrimin masiv të shqiptarëve.





Në një postim në “Facebook”, Basha shkruan se bie dakord, pasi për 8 vite me radhë Rama s’ka bërë gjë tjetër veçse ka dështuar në parandalimin e emigracionit;  qindra e mijëra shqiptarë braktisin vendin, duke kontribuar në rekordin personal të kryeministrit.


Kryedemokrati vijon duke risjellë në vëmendje planin e punës së PD-së, ndërsa shprehet se më 25 prill Shqipëria dhe shqiptarët do të fitojnë.




Postimi i kryedemokratit Lulzim Basha në “Facebook”:


Edi, ti thua se ti nuk ke mënyrë si ta ndalësh emigrimin.


Jam në një mendje me ty, ti nuk ke si ta ndalësh. Për 8 vjet me radhë ti jo vetem ke dështuar në parandalimin e emigracionit, por prej keqqeverisjes tënde ai mbërriti rekorde prej qindra e mijëra shqiptarësh që braktisin vendin.

Po ne e kemi një mënyrë. Ne kemi një plan pune: taksa më të ulëta, thithje të investimeve te huaja, mbështetje financiare për çdo të ri shqiptar që kthehet të punojë e të jetojë në Shqipëri, krijimin e vendeve të reja të punës dhe mbeshtetje e stimulim te sipërmarrjeve të të rinjve.

Më 25 prill shqiptarët do të zgjedhin një qeverisje që do ta nxjerrë Shqipërinë nga balta dhe do të na kthejë të rinjtë në atdhe.

Shqipëria do të fitojë!

1


Etiketa: , ,

Share
Mbyll
CLOSE
CLOSE
Pas