Aktualitet

Emigrimi masiv i shqiptarëve – Rama: S’është fundi i botës!














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:01 - 19/02/21 |
mapo.al

Kryeministri Edi Rama, në një bashkëbisedim me qytetarët në Vlorë, iu përgjigj akuzave opozitare për largimin masiv të të rinjve nga Shqipëria.






Rama i cilësoi skandaloze akuzat, ndërsa tha se shqiptarët kanë emigruar gjithmonë, përgjatë gjithë historisë, veçse në kohën kur diktatori Enver Hoxha “ i mbylli në kafaz” dhe i bëri “gardelina” të këngëve të partisë.


Nuk është fundi i botës, u shpreh kreu i qeverisë, duke argumentuar se fenomeni i largimit ndodh në të gjitha vendet në tranzicion, ku njerëzit janë të lirë të jetojnë e punojnë ku duan.





“Ndoshta humb vota, por… e vërteta është që jetojmë në një fazë historike, ku trendi i largimit të njerëzve nga vendi është negativ, më shumë ikin se vijnë. Ky nuk është vetëm fenomen shqiptar, por i gjithë vendeve që kanë dalë nga tranzicioni.



Shqiptarët s’kanë dalë veç kur i mbylli Enveri në kafaz dhe i bëri gardelina që duhet të këndonin këngët e partisë. Në të kaluarën, shqiptarët kanë qenë popull që kanë lëvizur gjithmonë. Unë kurrë nuk mund t’i them një 20-vjeçari që thotë “dua ta provoj veten se nuk pres dot as një mandat tjetër, as 2” për të më bërë këtu gjërat që kam dëshirë, por e dua sot dhe do shkoj ta marr atje.


Sot jetojmë në një kohë tjetër. Skandaloze këtu është propaganda që bëhet, se ikën 500 mijë vetë kur erdhi Rama. Po ata që lëvizin nga Kroacia, Bullgaria e Rumania? Nuk i regjistron kund njeri si azilantë, se ata lëvizin në një treg të përbashkët.

Në 2019 ka pasur 100 mijë kroatë të regjistruar për punë në Gjermani. Çështja është më komplekse. Ne s’kemi shkop magjik, se bëjmë dot të atillë që të rinjtë shqiptarë të gjejnë sot këtu atë që kërkojnë. Nuk është fundi i botës ky, skandaloze ështe hedhja e helmit”, – tha Rama.

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas