Partia Demokratike i ka dalë në mbrojtje oficerit të policisë Emiljano Nuhu, i cili denoncoi dhunimin e 25-vjeçares Xhiseila Maloku nga djali i deputetit të PS Rrahman Rraja.
Në një deklaratë për mediat, PD thotë se qëndrimi i sotëm i policisë për sjellje korrekte të saj ndaj denoncimit të vajzës përgënjeshtron kryeministrin, i cili tha se Emiljano Nuhu është një horr që duhet ndjekur këmba-këmbës.
DEKLARATA E PARTISË DEMOKRATIKE
Që prej 21 korrikut, kur Xhisiela Maloku bëri denoncim për përdhunim, kanosje me armë dhe kërcënim për jetën ndaj djalit të deputetit socialist, Rrahman Rraja, korrektesa e Policisë së Shtetit përfaqësohet vetëm nga nënkomisar Emiljano Nuhu.
Për shkak se oficeri i policisë, mori anën e ligjit dhe jo të krimit, sot kemi gjurmë të denoncimit!
Për shkak të guximit dhe përgjegjshmërisë qytetare të atij që Edi Rama e kërcënoi dhe e quajti horr, qytetarët po njohin të vërtetën se Policia nuk u shërben atyre, por kriminelëve.
Është mashtrim qëndrimi i Policisë se ndjekja penale nuk u mbyll edhe pas tërheqjes së kallëzimit nga vajza e dhunuar. Ligji e detyron policinë që, për veprat penale që ka kryer djali i deputetit, të mos e mbyllë çështjen edhe kur denoncuesi tërhiqet.
Qëndrimi i sotëm i policisë për sjellje korrekte të saj që prej fillimit të denoncimit, përgënjeshtron kryeministrin Edi Rama se Emiljano Nuhu është një horr që ka shkelur ligjin dhe duhet ndjekur këmba-këmbës.
Nuhu nuk e denoncoj dhunen kunder vajzes, ishte vete ajo qe u paraqit ne polici dhe beri denoncim.
Nuhu takohej ne ambjente kafenesh pas Casa Italia, jashte zyrave te shtetit me Rrajat dhe thurnin plane per mbylljen e denoncimit
Nuhu i thoshte agresorit dhe dhunuesit Rexhepi “o vella” po te pres ne kafe hajde te bisedojme pak etj etj.
Ky pusht eshte horr e kaluar horrit, shpifes ordinet ku implikon persona te tjere qe kane mbi 1.5 vjet qe nuk kane qene ne Fushe-Kruje duke i akuzuar se i kane vene pistoleten ne koke ne komisiarat dhe mashtron per daten ne te cilen nuk ka qene ne pune vete.
Nuhu eshte horr mashtrues e bir kurve, i njejte si Lul Basha.