Modelja e njohur shqiptare Emina Çunmulaj, feston sot ditëlindjen. Si një 35vjeçare, ajo ka treguar se tashmë nuk u trembet aspak viteve. Nëpërmjet një postimi në “Instastory”, ajo shprehet se ndihet e bekuar me gjithçka ka.
“E mendoja moshën si diçka të frikshme dhe po bëj shaka me veten se jam plakur, por ndihem e bekuar me gjithçka që Zoti më ka dhënë dhe vazhdon të më jap”, shkruan Emina.