fbpx

Bota

Emmanuel Macron: Zona Shengen ka dështuar





               Publikuar në : 08:29 - 26/04/19 |
mapo.al

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, i ka paralajmëruar reformat të cilat i ka përmendur që para dy viteve, transmeton Euro News.


Në një fjalim gjatë ditës së enjte, Macron paralajmëroi reforma të mëdha për katër sektorë: ndryshimet administrative, vendosja e të drejtave të njeriut dhe drejtësisë në themel të republikës, investime madhore në arkitekturë, mbajtja e gjallë e “Projektit Francez” të demokracisë.



Në këtë fjalim, Macron tha se projekti i ‘Zonës Shengen’ nuk po funksionon më. Këto komente vinë pas pakënaqësive të francezëve mbi arritjen e shumë emigrantëve dhe refugjatëve të cilët kanë arritur në vendet tjera të BE-së e më pas përmes shfrytëzimit të Zonës Shengen kanë arritur në Francë.


Tema e emigrantëve ka qenë një temë e nxehtë në politikën franceze, gjë që është shfrytëzuar në maksimum nga partitë e ekstremit të djathtë.

Ai gjithashtu shtoi se ky projekt i ka sjellë një frymë të ndjenjës së padrejtësisë në popullin Francez, të cilët janë ndier se janë tradhtuar nga vendet tjera të Zonës Shengen.


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas