fbpx

Aktualitet

Emocione dhe polemika, derbi i Londrës mbyllet me barazim





               Publikuar në : 19:27 - 01/09/19 |
mapo.alm

Arsenal dhe Tottenham kanë barazuar 2-2 në një ndeshje që i kishte të gjitha. Si gjithmonë, derbi më i luftuar i Londrës ka prodhuar një tjetër sfidë të denjë dhe historike.


Ishte Christian Eriksen ai që zhbllokoi rezultatin që në minutën e 10’ të takimit i cili deri në atë moment fliste për vendasit. Që pas atij momenti miqve u rritet vetëbesimi dhe gjejnë golin e dytë me Harry Kane nga pika e bardhë e penalltisë.



Megjithatë, Lacazette ka ngushtuar diferencën me rrjetën e tij tepër të rëndësishme të shënuar pak sekonda përpara se të përfundonte pjesa e parë. Arsenal shkon në dhomat e zhveshjes i motivuar, dhe ashtu del për pjesën e dytë e cila ishte me emocione të mëdha.


Pas shumë tentativash, Aubameyang ka barazuar rezultatin në minutën e 71’ pas krosit të bukur të Guendouzi. Pak më pas Sokratis ka shënuar golin e tretë, por është anuluar nga VAR. Vendasit nuk kënaqen me barazimin dhe hidhen në sulm për golin e fitores, por rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund. Arsenal shkon në vend të 5-të ndërsa Tottenham në vend të nëntë.


Etiketa: , , , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas