fbpx

Aktualitet

Emocionuese/ Si u prit Alvini në shtëpi, surpriza nga fqinjët (FOTO)





               Publikuar në : 23:23 - 08/11/19 |
mapo.al

Rikthimi në shtëpi i 11-vjeçarit, Alvin Berisha, është kthyer në lajmin e ditës edhe në mediat italiane. Vogëlushi shqiptar, i cili në dhjetor të 2014 u mor nga nëna e tij, që shkoi në Siri për t’iu bashkuar organizatës terroriste “ISIS”, mbërriti mëngjesin e sotëm në aeroport, ku e priste babai, Afrim Berisha, me dy motrat.


Alvini së bashku me babain dhe motrat, u nisën në shtëpinë e tyre në qytezën e Barzago në provincën e Lecco në veri të Italisës, pas kryerjes së procedurave. “Mirë se u ktheve kampion”, ishte banderola e varur në hyrje të banesës që prej mëngjesit.



<
>
alvini1 alvini2 alvini alvini3 Alvini4

Ata mbërritën në shtëpi pasdite vonë, ndërsa miqtë, fqinjët dhe banorë të zonës ishin mbledhur të gjithë në oborrin e banesër për të pritur rikthimin pas 5 vitesh të Alvin Berishës. Ata e pritën ardhjen e 11-vjeçarit me brohoritje dhe duartrokitje, ndërsa Alvini shihej i buzëqeshur gjatë gjithë kohës, gati për jetën e re në krah të familjes dhe babait që bëri gjithçka për ta rikthyer në shtëpi.


Nëna e tij, Valbona Berisha, u vra gjatë një bombardimi në shkurt të vitit, ndërsa Alvini mbeti i plagosur nga sulmi, duke marrë lëndime të shumta në njërën këmbë.

Që nga ajo kohë, Alvini i vetëm u dërgua në kampin famëkeq të Al-Hol, ku mbahen të izoluar gratë e fëmijët që kishin lidhje me organizatën terroriste “ISIS”.

Falë këmbënguljes së babait të tij dhe emisionit investigativ “Le Iene”, që prej disa ditësh nga publikimi i emisionit për Alvinit, i bënë thirrje shtetit italian të ndërhynte për ta ribashkuar 11-vjeçarin me familjen e tij, u bë e mundur që kjo histori e trishtë, që preku zemrat e mbarë shqiptarëve dhe italianëve, të ketë një fund të lumtur.

Përveç Alvinit, në këtë kamp ndodhen dhe gati 50 fëmijë të tjerë./ Joq


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas