Aktualitet

Emrat e WhatsApp dhe Instagram do ndryshojnë







               Publikuar në : 14:31 - 07/08/19 |
mapo.al

Fakti që ka shokuar një numër të madh njerëzish është se dy aplikacionet më të përdorura në botë, Whatsapp dhe Instagram do të ndryshojnë emër.


Të dyja janë në pronësi të Facebook, i cili ka menduar t’i bashkojë të tre rrjetet sociale. Kompania po planifikon t’i quajë “Instagram nga Facebook” dhe “WhatsApp nga Facebook”.

Në fillim të këtij viti, u raportua se Facebook do të kalojë mesazhet nga Instagram e WhatsApp, pra të treja do të jenë së bashku.

Ende nuk dihet se kur do të bëhet fakt i kryer, por kanë nisur punimet dhe së shpejti do të kemi një rrjet ndryshe.


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas