Aktualitet

EMRAT/Falsifikonin formularët e testit COVID-19, arrestohen 4 persona në Tiranë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:13 - 27/01/21 |
mapo.al

Katër persona janë arrestuar në Tiranë pasi mundësonin në mënyrë ilegale udhëtime drejt Gjermanisë e BE.





Raportohet se Ergys Vejseli, Gentiana Konini, Klotida Çela e Petrit Cara kishin një agjenci udhëtimi dhe duke falsifikuar formularët e testit COVID-19, si dhe duke shmangur detyrimet tatimore për 600 euro/ personi mundësonin udhëtime drejt BE, kryesisht Gjermanisë.


Tashmë ata akuzohen për një sërë veprash penale si “Mashtrimi“, “Falsifikimi i dokumenteve”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”.




NJOFTIMI NGA POLICIA


Tiranë


Finalizohet operacioni policor i koduar “Shtegtimi”.

Operacioni i finalizuar nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Arrestohen në flagrancë 4 shtetas.

Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative dhe elektronike, ka organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Shtegtimi”, si rezultat i të cilit është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

  1. V., 34 vjeç, G. K., 44 vjeçe, K. Ç., 32 vjeçe dhe P. C., 37 vjeç, të katërt banues në Tiranë, me aktivitet tregtar biznes privat agjenci udhëtimi.
Lexo edhe :  Izraelitët marrin "frymë" lirisht, maska jo më e detyrueshme në publik

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, duke përfituar nga situata e pandemisë ‘’COVID-19’’, nëpërmjet kamuflimit, për t’u mundësuar udhëtarëve të ndryshëm vajtjen në vendet e BE-së, kryesisht në Gjermani, kanë përfituar shumën 600 euro për person, duke shmangur detyrimet tatimore, si dhe kanë falsifikuar formularë të testit ‘’COVID-19’’ dhe garanci të destinacionit të vendit pritës.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Mashtrimi“, “Falsifikimi i dokumenteve”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”.

1


Etiketa: , ,

Share
Mbyll
CLOSE
CLOSE
Pas