Mëngjesin e sotëm rreth orës 08:30, në aksin nacional Gjirokastër-Kakavijë, pranë fshatit Dervican ka ndodhur një aksident i rëndë. Nga përplasja e dy mjeteve kanë mbetur të plagasur 7 persona, 6 prej të cilëve janë anëtarë të së njëjtës familje.
Mjeti tip “Benz” drejtohej nga Kristaq Kola, 55 vjeç, banues në fshatin Goranxi, Dropull.
Ndërsa në mjetin tjetër fuoristradë BMW që drejtohej nga Renato Turkaj, 44 vjeç ishin pasagjerë: Romina Turkaj, 29 vjeçe, Klaus Turkaj, 7 vjeç, Ana Turkaj, 3 vjeçe, Agron Pitaj, 59 vjeç dhe Vjollca Pitaj, 56 vjeçe, të gjithë banues në Elbasan, anëtarë të së njëjtës familje.
Siç shihet në foto përplasja ka qenë tejet e forta dhe fuoristrada ka përfunduar jashtë rruge. Nga të dhënat paraprake besohet se shkak ka qenë parakalimi i gabuar.
Të gjithë të plagosurit janë shtruar në spitalin e Gjirokastrës, ku më rëndë prej tyre është fëmija i vogël i familjes Turkaj.
/Mapo.al