Monday, May 16, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

EMRAT/ Kush janë deputetët që kanë makina luksoze

by mapo.al
27/12/2021
in Aktualitet, Kryesore, Politika
0

Publikimi i databazës me targat e makinave të regjistruara në Shqipëri ka nxjerrë në pah edhe preferencat e deputetëve të Partisë Socialiste.

Nga një kryqëzim informacionesh mes databazës së targave dhe deklarimeve të pasurisë nga ana e vet deputetëve, zbulohet se çfarë automjetesh disponojnë deputetët e maxhorancës.

Në regjistrin e targave rezulton se kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, disponon një fuoristradë të markës “Volswagen Tuareg” të viteve të fundit.

Megjithatë, Balla është parë rrallë të lëviz me të. Ndërkohë, sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri, ka në përdorim sipas databazës së targave një BMW të viteve të fundit, por jo me madhësi motorike të madhe. Ai disponon një “BMW X1”.

Ndërkohë, ministri aktual i drejtësisë duket se ka rritur standardin e jetesës së tij. Në regjistrin e targave Ministri Ulsi Manja rezulton se ka një fuoristradë të markës “Mercedes Benz ML” me një kubaturë të konsiderueshme 3500 kubik.

Për ata të cilët nuk janë familjarë me madhësinë e motorit të automjeteve kujtojmë që sa më e madhe të jetë kubatura motorike, aq më shumë fuqi ka dhe konsumi i karburantit është më i madh.

Të njëjtën markë makine me ministrin e Drejtësisë ka edhe nënkryetarja e Parlamentit, Ermonela Felaj.

Nga kërkimi që bëri gazeta “Panorama” në regjistrin e targave deputetja Felaj rezulton se disponon një “Mercedes Benz ML 350”.

Por ndërkohë, nga verifikimi në formularin e deklarimit të Pasurisë që Felaj ka dorëzuar këtë shtator në ILDKPI, nuk e ka deklaruar se ka në pronësi një automjet të tillë.

Një “Mercedesdashës” është edhe deputeti Xhemal Qefalia, i cili u rizgjodh në prill sërish deputet me logon e PS-së në kryeqytet.

Qefalia rezulton se po ashtu ka një fuoristardë “Mercedes ML 350”. Ndërkohë, deputeti i ri i cili u ul për herë të parë në karrigen e sallës plenare, Ornaldo Rakipi, rezulton se ka deklaruar në formularin e deklarimit të pasurisë një automjet luksoz “Mercedes Benz CLS”.

MAKINAT MODESTE

Në mesin e atyre që disponojnë automjete modeste në radhët e socialistëve është deputetja Mimi Kodheli. Sipas dokumentit që qarkullon në aplikacionin “WhatsApp” ajo disponon një “Fiat 500 C”.

Ndërkohë, deputetja e PS-së në Durrës, Klodiana Spahiu, rezulton se ka në emrin e saj një automjet tip “Ford Mondeo”, i cili nuk kategorizohet te makinat e luksit.

Mes deputetëve të PS-së, ka gjithashtu edhe prej atyre që kanë “Volswagen Golf 5”, e cila konsiderohet makinë e thjeshtë.

Ndërkohë, Denis Deliu, ish-gardisti që u bë deputet pasi la mandatin Lefter Koka, rezulton se ka një automjet modest “Mercedes” të vitit 2003.

MAKINAT NË PRONËSI TË DEPUTETËVE TË PS

Taulant Balla: “Volkswagen Touareg”

Damian Gjiknuri: “BMW X1”

Mimi Kodheli: “Fiat 500”

Ulsi Manja: “Mercedes Benz ML 350”

Ermonela Valikaj: “Mercedes Benz ML 350”

Fadil Nasufi: “Toyota RAV4”

Bujar Çela: “Mercedes Benz E 220”

Paulin Sterkaj: “Volkswagen Touareg”

Xhemal Qefalia: “Mercedes Benz ML 350”

Luan Duzha: “Mercedes Benz E 200 Kompressor”

Antoneta Dhima: “Mercedes Benz E 320CDI”

Klodiana Spahiu: “Ford Mondeo”

Fatmir Xhafaj: “Mercedes S Clas”

Nasip Naço: “Toyota Rav 4”

Erion Braçe: “Mercedes Benz GLA 220CDI”

Toni Gogu: Autoveturë, tip “Mercedes Benz”

Rrahman Rrahja: “Audi A5”, “Range Rover”

Niko Peleshi: “Mercedes ML”

Evis Kushi: “Skoda Octavia”

Ilirian Pendavinji: “Toyota Rav 4”

Jurgis Çyrbja: “E Class”

Blerina Gjylameti: “BMW X5”

Besion Ajazi: “Mercedes” fuoristradë

Pranvera Resulaj: “Mercedes E 280”

Bardhyl Kollçaku: “Mercedes Benz c220”

Ilir Topi: “Mercedes Benz viti 2008”

Arben Pëllumbi: BMW

Denis Deliu: “Mercedes Benz vit 2003”

Gertjan Deda: “Golf 5”

Niko Kuri: “Nisan” foristradë, “BMW FV3”

Ornaldo Rakipi: “Mercedes CLS”

PA MAKINË

Alqi Bllako

Belinda Balluku

Elisa Spiropali

Etilda Gjonaj

Etjen Xhafaj

Tags: deputetët e PSKuvendi i ShqipërisëMAKINAT LUKSOZEparlamenti

JU SUGJEROJME

Vdes në moshën 88 vjeçare ish-kryetari i Vatrës, Dr. Gjon Buçaj
Bota

Vdes në moshën 88 vjeçare ish-kryetari i Vatrës, Dr. Gjon Buçaj

15/05/2022
Vladimir Putin bie dakort që në Mariupol të ndërhyjë Kryqi i Kuq
Bota

A është Putin një Hitler i ditëve të sotme?

15/05/2022
Nuk iu kishte dhënë borxhin, dy persona e marrin peng dhe dhunojnë 31-vjeçarin
Aktualitet

Dërgohet me urgjencë drejt spitalit i riu në Tiranë, piu fotoksinë

15/05/2022
Plagoset me armë 39-vjeçarja në Vlorë
Kronika

Vetëvaret në banesë 42-vjeçari në Vlorë

15/05/2022
Next Post
Rrjetet sociale shpesh na dëmtojnë shëndetin mendor…

Rrjetet sociale shpesh na dëmtojnë shëndetin mendor...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     

Më Të Lexuarat

  • Vdes në moshën 88 vjeçare ish-kryetari i Vatrës, Dr. Gjon Buçaj
  • A është Putin një Hitler i ditëve të sotme?
  • Dërgohet me urgjencë drejt spitalit i riu në Tiranë, piu fotoksinë
  • Vetëvaret në banesë 42-vjeçari në Vlorë
  • Paralajmëron Karamuço: Më 25 maj përgatituni për akte të rënda në Tiranë



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtore Marketingu
Vera Përleka
Mob:+355 (0) 69 20 56 100
Email: [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In