Kryesore

Emrat, PD mbledh kryesinë në orën 20.00














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:44 - 08/03/21 |
mapo.al

Kryesia e Partisë Demokratike do të mblidhet sonte në orën 20.00 ku do të analizojë dhe japë aprovimin për listën shumëemërore të kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 25 prillit.





Deri më tani, nga PD nuk ka dalë asnjë emër, përpos drejtuesve politikë që besohet se do të jenë të renditur në zonë të sigurtë.


Bëhet fjalë për 19 emra, që janë drejtuesit politikë në qarqe dhe në Tiranë.




Burime të besueshme nga selia blu bëjnë me dije se konsultimet e zotit Basha për emrat e deputetëve kanë qënë të gjata, të ethshme e pa ndërprerje deri mbrëmë vonë dhe sot në vijim.


Kryetari i PD ka pyetur e ka marrë mendimin e çdo strukture, çdo faktori për kandidatët që ka parashikuar në zgjedhje.

Lexo edhe :  Deklarata e Kishës Katolike dhe KMSH-Mapo nesër:Kush shet votën humb dinjitetin

Trysnia është jo e vogël, jo vetëm se ka pritshmëri për emra të rinj, po edhe për të bërë pjesë të listës persona që kanë ardhur si propozim i bazës pas procesit të seleksionimit.

 

1


Etiketa: , , ,

Share
Mbyll
CLOSE
CLOSE
Pas