Të shtëna me armë zjarri janë dëgjaur këtë mbrëmje në Shkodër. Sipas informacioneve paraprake, nga ngjarja kanë mbetur të plagosur dy të rinj, Erison Gjeka, dhe Ndue Pali, të dy 24 vjeç.
Burime për mediat, bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në afërsi t ëish-Fermentimit të duhanit rreth orës 20:00 këtë mbrëmje.
Dy të plagosuri mësohet se janë transportuar drejt spitalit ku po marrin ndihmë mjekësore. Gjendja e tyre mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.
Policia e Shtetit, nëpërmjet një njoftimi zyrtar, bën me dije se blutë e qytetit dhe FNSH kanë rrethuar zonën për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Njoftimi i Policisë:
Në lagjen Skënderbeg, Shkodër, në afërsi të ish-Fermentimit të duhanit, rreth orës 20:10, në rrethana ende të paqarta janë plagosur në këmbë me armë zjarri shtetasit E. Gj., 24 vjeç dhe N. P., 24 vjeç, të cilët janë transportuar në Spital ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore të DVP Shkodër dhe FNSH.
Është rrethuar në një perimtër të gjerë zona ku ka ndodhur ngjarja dhe vijon krehja e saj nga shërbimet e Policisë Shkodër dhe të FNSH-së.
Janë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje dhe vijojnë kontrollet në të gjithë zonën.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve./Mapo.al/